Nijazi Bytyqi, këngëtari i parë që ka bërë videoklip në gjuhën shqipe (VIDEO)

4 Mars, 2018 - 2:30 pm

Dje ka ndërruar jetë Nijazi Bytyqi, këngëtari i parë shqiptarë i muzikës pop dhe rok në trojet shqiptare, shkruan KultPlus.

Miq të shumtë kanë ndarë kujtimet e tyre lidhur me krijimtarinë e tij artistike, që përhapi një frymë të re të muzikës në Kosovë dhe me gjerë. Ai cilësohet si këngëtari i parë që ka bërë videoklip në gjuhën shqipe, atë videoklip e kishte bërë ekipi i Televizionit kroat, në vitet e 70’a.

Lidhur me këtë Agim Arifi ka dhënë detaje të publikimit të atij videoklipi në kohën kur nuk ka ekzistuar asnjë stacion televiziv në gjuhën shqipe.

“Nijazi Bytyqi këngëtari i parë shqiptarë i pop muzikës. Gjithashtu i pari këngëtar i cili ka bërë videoklip në gjuhën shqipe. Videoklipin e ka bërë ekipi i Televizioni në vitet e ’70 në Prizreni. Në atë kohë nuk ka ekzistuar stacion televiziv në gjuhën shqipe. Shqiptarët e Kosovës kanë përcjellë programet e Televizionit të ish Jugosllavisë. Videoklipi është emituar nga stacioni televiziv kroat në një emision zbavitës të quajtur “Të dielën pasdite” (Nedjeljom popodne) të cilin e ka udhëhequr Sasha Zalepugin nga Zagrebi. Ai emision është përcjellë në tërë shtetin e atëhershëm”, ka shkruar Agim Arifi në një koment në Facebook.

Rokeri flokëgjatë, Nijazi Bytyqi u bë edhe krijues i disa grupeve si “Luniazet” dhe “Marmianga”./ KultPlus.com

Të ngjajshme