2 Prill, 2021 - 10:27 pm
Përvjetori i vdekjes së Amy Winehouse do të përkujtohet në një dokumentar special nga BBC Two, transmeton KultPlus.
Amy Winehouse: 10 Years On do të festoj jetën dhe trashëgiminë e ikonës së ndjerë.
Janice Winehouse, nëna e Amy, familjadhe miqtë do të flasin për këngëtaren dhe do të e kujtojnë duke ndarë material të paparë më parë .
“Janis jeton me sklerozë të shumëfishtë, një gjendje e mund të bëj atë të harrojë Amy’n, prandaj ky dokumentar është kujtimi i saj personal për Amy,” thotë një njoftim për shtyp.
“Nuk e ndiej që bota e njihte Amy-në e vërtetë, atë që unë solla në jetë dhe unë po pres me padurim mundësinë për të ofruar një kuptim të rrënjëve të saj dhe një pasqyrë më të thellë në Amy-në e vërtetë”, shtoi Janis inehouse.
“Amy Winehouse: 10 Years On premton të jetë një portretizim festues dhe intim i një prej talenteve muzikorë më të ndritshëm që Mbretëria e Bashkuar ka parë ndonjëherë”, thanë redaktorët Max Gogarty dhe Rachel Davies në deklaratë. / KultPlus.com