10 Korrik, 2020 - 10:00 pm
Nga: Jim Morrison
Shqipëroi: Bujar Meholli
Wow, jam lodhur nga dyshimi
i të jetuarit nën këtë dritë jugore,
kudo ka lidhje mizore
shërbëtorët kanë fuqi,
burrat janë të përbuzur
dhe gratë e tyre mediokre
hedhin batanije të rreckosura
mbi marinarët tanë,
jam lodhur nga këto fytyra të ashpra
që më vështrojnë nga kulla e lartë e TV-së,
në kopshtin tim dua trëndafilë
fëmijë mbretërorë dhe rubin të çmuar
tani dua t’jua zë vendin të huajve
që hidhen në këtë llum…
Vdekja na bën engjëj të gjithë neve
dhe krahët na i jep ajo
aty ku më parë kishim shpatullat
si pendë korbi të lëmuara,
nuk ka më para as kostume luksoze
kjo mbretëri, parë nga sipër duket e mirë
por dyfytyrësia e saj e zbulon incestin,
ndaj nuk do të shkoj fare atje
preferoj një festë mes miqsh
në familjen gjigante… /KultPlus.com