19 Nëntor, 2021 - 11:13 pm
Koncerti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në Komunën e Gjakovës në tridhjetëvjetorin e vdekjes së Qamilit të Vogël, ka risjellur disa nga perlat muzikore që i la si trashëgimi artisti i ndjerë.
“Faleminderit për pjesëmarrje këngëtarëve që i dhanë jetë krijimtarisë muzikore të pavdekshmit Qamili i Vogël.
“Një falënderim i veçantë për Prof.Dr. Behar Arllati, Etnomuzikologun që përcjelli historitë e të gjithë krijimtarisë muzikore të Qamilit të Vogël”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
Ky koncert është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë, transmeton Klankosova.tv.
Koncerti quhet “Një jetë me këngën”./KultPlus.com