Një pjesëmarrës në Eurovision 2021 rezulton pozitiv me koronavirus

19 Maj, 2021 - 4:55 pm

Përfaqësuesi i Islandës në Eurovision 2021 nuk do të performojë live, për shkak se një anëtar i grupit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Daði og Gagnamagnið do të jetë pjesë e konkursit por nuk do të performojë në provat e së mërkurës, në gjysëmfinale e as në finale të shtunën.

Në vend të kësaj do të përdoren pamjet e regjistruara gjatë një prove të fundit.

Këngëtari kryesor Daði Freyr tha se testi pozitiv ishte një “befasi e madhe”.

Organizatorët e Eurovision thanë në një deklaratë: “Në bashkëpunim të ngushtë me EBU dhe transmetuesin nikoqir, Daði og Gagnamagnið kanë marrë vendimin e vështirë për t’u tërhequr nga shfaqjet e drejtpërdrejta të këtij viti në Eurovision Song”.

Të gjithë anëtarët kanë qenë të izoluar në një hotel dhe kanë bërë teste gjatë javës. / KultPlus.com

Të ngjajshme