Nostalgji: “S’dua të gaboj”, kënga që bëri bashkë Alma Bektashin dhe Benet Kaçin (VIDEO)

5 Dhjetor, 2022 - 2:36 pm

“S’dua të gaboj” është një prej këngëve hit të vitit 2015, kjo këngë që i bëri bashkë dy artistë shumë të dashur për publikun, Alma Bektashin dhe Benet Kaçin, dëgjohet edhe sot me shumë nostalgji shkruan KultPlus.

Alma Bektashi, një ndër këngëtaret më të mira shqiptare, me një karrierë të pasur muzikorë dhe Benet Kaçi një personalitet mediatik, i cili solli edhe disa këngë ndër vite, pas lansimit të “S’dua të gaboj” u bënë një dyshe shumë e preferuar nga publiku.

Kënga e cila u realizua nga Adrian Hila (muzika dhe orkestrimi) edhe sot vazhdon të dëgjohet me ëndje.

KultPlus ju kthen pas në kohë dhe ju sjell këtë këngë shumë të dashur. / KultPlus.com

Të ngjajshme