13 Janar, 2022 - 7:45 pm
Sot lajmi për vdekjen e këngëtarit të njohur pejan, Eduard Meraku i njohur si “Edi King”, befasoi të gjithë artdashësit e zhanrit rok dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.
Edi King ishte dhe do të vazhdojë të mbetet pionier i rokut në Kosovë. Ai themeloi bendin ‘Seleksioni 039’, një nga bendet më të rëndësishme në trevat shqiptare.
Zëri i tij arriti të gjente hapësirën në secilin zhanër, kjo edhe e bëri atë një këngëtar unik i cili përherë do të kujtohet si një nga ikonat e muzikës rok.
Më poshtë KultPlus ju sjell njërën nga këngët më të dashura të këtij bendi, këngët e të cilit vazhdojnë të jehojnë ende edhe sot me veçantinë e tyre dhe tekstet autentike aq bukur të interpretuara. / KultPlus.com