19 Dhjetor, 2018 - 3:49 pm
Alberina Haxhijaj
Koncerti i fundit i njohur si “Koncerti i Vitit të Ri” nga Filharmonia e Kosovës çdo vit has në interesim të madh nga publiku. Ky koncert bënë për veti të pranishmit përmes programit të larmishëm por njëkohësit edhe më argëtues i cili rrëmben zemrat e publikut. Këtë vit rreth 2 mijë njerëz kanë shfaqur interesimin e tyre për të dëgjuar këtë koncert. Pikërisht ky interesimi madh i ka vënë në hallë drejtuesit e këtij institucioni.
Në konferencën e mbajtur sot për media nga Filharmonia eKosovës, u bë e ditur se ‘Koncerti i Viti të Ri’ do të mbahet në dy orare, në orën 17:00 dhe 20:00 më 23 dhjetor. Madje për këtë koncert ky institucion përherë të parë do të ndajë edhe bileta të cilat do të jenë falas mirëpo që do të ju mundësojnë shikuesve që të kenë një ulëse të siguruar.
Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, u shpreh se ky koncert është shumë i veçantë për shkak të programit, për shkak të pjesëmarrësve por edhe për nga mënyra e organizmit. Madje, për këtë të fundit i pari i Filharmonisë është shprehur se janë munduar që të gjejnë një lokacion i cili së paku do plotësonte nevojat e gjysmës së njerëzve që janë interesuar. Mirëpo improvizimi, e që në këtë rast ishte mbajtja e koncertit të njëjtë në dy orare të ndryshme është parë si zgjidhja më e mirë, në mungesë të një sallë adekuate që do zinte të gjithë të interesuarit.
“Kemi kërkuar edhe hapësira të tjera mirëpo në aspektin organizativ ato kanë qenë të papërshtatshme. Mirëpo e mirë e kësaj është që së paku publiku falë biletave që do të jenë falas nuk do kenë nevojë që të vijnë një orë më herët që të sigurojnë një karrige”, theksoi ai.
Programi festiv, ashtu siç është bërë edhe traditë do të ketë arie operistike. Ndërsa, sipas Jasharit e veçanta e tij do të jetë edhe prezantimi i gjashtë solistëve: Adelina Paloja, Armando Likaj, Arta Jashari,Granit Musliu, Kaltrina Miftari dhe Lorika Ismajli. Në këtë koncert, Filharmonisë do i bashkëngjitet edhe Ansambli vokal “Dardanicum Cantori”.
E pranishme në këtë konferencë ishte edhe sopranoja Adelina Paloja. Ajo theksoi se ky koncert për arsyeje që do të mbahet në dy orare, kërkon më shumë punë dhe angazhim nga çdo anëtarë i orkestrës, por po ashtu edhe nga solistët.
“Ky koncert është i veçantë për shumë arsyeje. Fillimisht ky koncert është kurorëzim i punës sonë një vjeçare në filharmoni. Po ashtu në këtë koncert do të ndajë skenën më disa kolegë të mi të cilët janë të mrekullueshëm. Falë origjinalitetit të secilit prej tyre, është bërë përzgjedhja e veprave e që i mundësojnë publikut një laramani. Ajka mbetet sigurisht që do të punojmë me mastron Widjaja”, theksoi ajo.
Dirigjenti Noorman Widjaja, u shpreh shumë i lumtur që është në Prishtinë për herë të tretë si dirigjent i Filharmonisë së Kosovës. Madje, faktin se ai do të dirigjojë dy koncerte – të cilët do kenë një orë në mestyre- nuk e sheh si një problem, përkundrazi ai ishte përkrahësi kryesor i kësaj ideje.
“Kam punuar pothuajse gjashtëmbëdhjetë vite në shtëpi operistike kështu që kam mësuar shumë repertor dhe kjo më ka ndihmuar shumë. Tani që çdo ditë po jam më i moshuar, jam shumë i lumtur që po ndihmojnë orkestrën këtu në Prishtinë dhe po punoj me këngëtar të ri dhe instrumentistë. Njerëz të pasionua, mikpritëse dhe që pranojnë çdo gjë shumë shpejtë dhe bëjnë më të mirën”, u shpreh ai duke thekuar se edhe në vende të tjera ka mbajtur dy koncerte në një ditë.
Biletat të cilat janë falas do të ndahen në objektin e Filharmonisë së Kosovës, në ditët në vazhdim duke filluar nga ora 10:00-15:00./KultPlus.com