25 Qershor, 2023 - 8:00 pm
Nexhmije Pagarusha është emri i këngëtares së njohur shqiptare e që ndryshe njihej si Bilbili i Kosovës.
Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Gjermani, Izrael, Bosnje e plot shtete tjera. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.
Ajo u nda nga jeta një vit më parë duke e lënë pas vetës një grumbull këngësh që janë dëgjuar e vazhdojnë të dëgjohen me ëndje edhe në ditët e sotme.
Sot KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës ‘O moj bukuroshe’ në interpretim të Nexhmije Pagarushës:
O moj bukuroshe,
Synin kur ta pashë,
At ditë kur kalojshe
Dy, tri fjalë t’i thashë.
Ref.:
Hajde shpirt-o ti,
Hajde shpirti im!
Se pa ty jeta
Asht e zbrazët gjithnjë.
Dy, tri fjalë të ambla
Për dashninë e parë.
S’bashkut me të tana
Zemrën ty ta dhashë.
Ref.::
Hajde shpirt-o ti,
Hajde shpirti im!
Se pa ty jeta
Asht e zbrazët gjithnjë./ KultPlus.com