21 Shkurt, 2022 - 9:30 pm
KultPlus ju sjellë këngën “Më ka zënë meraku” të kënduar mjaft bukur nga këngëtarja e njohur shqiptare Vaçe Zela.
Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me arsyen: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”.
Më poshtë gjeni tekstin dhe videon e këngës “Më ka zënë meraku”:
Më ka zënë meraku
me një cucë matjane
Si lule zambaku
Moj vetull gajtanë
fol o fol me goje
lule malësore
O moj cucë matjan
Zemrën seç ma more
Besën kur ta dhashë moj
Fjalën se të due
Ditën kur ti pash moj
Nja ta sytë e shkrum
Fol o fol me gojë
Lule malësore
O moj cucë matjan
Zemrën seç ma more. / KultPlus.com