26 Shtator, 2022 - 8:15 pm
”Udha e shkronjave”, filmi artistik shqiptar që ka lënë gjurmë të mëdha në kinematografinë shqiptare, është prodhim i vitit 1978 nga stafi i radio televizioni shqiptar, R.T.V.SH, shkruan KultPlus.
Filmi është prodhuar sipas skenarit të tregimit të Dhimitër Shuteriqit, ”Buka dhe thika”.
Filmi trajton një temë të mjaft delikate. Mësues Dhaskal Todri, një patriot, i cili kishte ardhur nga jashtë shtetit, kishte lënë gjithë pasurinë e tij për të sjellë në Shqiperi nje ngarkesë me shkronja tunxhi dhe krijimin e shtypshkronjës së parë. Me kthimin e tij në atdhe, armiqtë e tij nuk ishin të kënaqur. Karvanxhiu i thjeshtë që e shoqëronte ngarkesën nuk arrin ta kuptojë dot patriotin, se përse kishte kaq shumë vlerë e gjithë kjo. Mësues Todri nuk pati mundësinë të arrijë në vendlindje pasi armiqtë e gjuhës shqipe e vrasin mësuesin patriot.
Në film intepretojnë aktorët: Sandër Prosi, Bujar Lako, Ndrekë Luca, Agim Qirjaqi, Vangjo Grabocka, Muhamet Sherri, Luftar Pajo etj.
Në vijim, KultPlus ju sjell këngën e famshme që është pjesë e këtij filmi, ”Kënga e Trimave”. / KultPlus.com