12 Nëntor, 2022 - 11:17 pm
KultPlus ju sjell një këngë të vjetër e cila këndohet nga këngëtarja Nazmie Hoxha, kënga titullohet “Oj Zogo Jelek Me Vija”.
Oj zogo,
Oj zogo jelek me vija,
A i ke pa shoqet e mija, a i ke pa.
A i ke pa shoqet e mija.
Tu’j çëndis o nder një hije,
Tu’j bo gati për nusërie.
Oj fëllënzë,
Oj fëllënzë, fëllënzë e malit,oj fëllënzë.
A i ke ba,
A i ke ba çorapet e djalit, a i ke ba.
A i ke ba çorapet e djalit.
I kam ba,
I kam ba i kam çëndis e, lule-lule i kam ujdise.
Hajde nuse,
Hajde nuse dalëngadalë,
Ka shumë kohë që të pres me ardh.
Hidhet vallja,
Hidhet vallja ore-ore,
Nusja jonë si lulë bore. / KultPlus.com