10 Korrik, 2023 - 7:00 pm
Nazmie Hoxha është një nga emrat më të popullarizuar të këngës së mirfilltë shqipe, shkruan KultPlus.
Ajo ka lindur në Gjonaj të Hasit(Prizren). Karrierën e saj muzikore e filloi në vitet e 70-ta, fillet e së cilës ishin nga koha kur ajo ndiqte mësimet në shkollën e mjeksisë.
Disa prej këngëve të cilat Nazime Hoxha i interpretoi ndër vite janë: ‘Qetësia e lartë mbretëron mbi ne’, ‘Sa më shpejt ma vure këmbën’, ‘Si dukat i vogel je‘ ‘Jam bandill’, ‘Shtrona moj nuse, shtrona’, ‘Kanarinë’, ‘Fusha e Korabit’ dhe ‘Bota zunë e flasin’ etj.
KultPlus, në kujtim të kësaj këngëtareje të shquar ju sjell tekstin dhe këngën ‘Oj zogo’:
Oj zogo jelek me vija,(2x)
A i ke pa shoqet e mija,a i ke pa.
A i ke pa shoqet e mija.
Tu’j gjendis o nder nje hije,
Tu’j bo gati per nusrie. (2x)
Oj fellenze,
Oj fellenze,fellenze e malit,oj fellenze.(2x)
A i ke ba,
A i ke ba çorapet e djalit,a i ke ba.
A i ke ba çorapet e djalit.
I kam ba,
I kam ba i kam çendis e, lule-lule i kam ujdise. (2x)
Hajde nuse,
Hajde nuse dale ngadale,(2x)
Ka shum kohe qe te pres me ardhe. (2x)
Hidhet vallja,
Hidhet vallja ore-ore,
Nusja jone si lule bore. (2x)