3 Shkurt, 2020 - 11:45 am
Është publikuar thirrja për pjesëmarrës në programin “OneBeat Balkans 2020“, me qëllim që të mblidhen muzikantë të rinj të moshës 19-35 vjeç, qytetarë të shteteve në vijim: Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, dhe ShBA-së.
Prej 31 marsit deri më 23 prill 2020, ky grup muzikantësh do të luajë së bashku, do të krijojë muzikë të re, dhe do të udhëtojë nëpër Ballkan duke e shpërndarë frymën e bashkëpunimit, komunitetit, dhe barazisë, njoftoi Bajram Kinolli, drejtor artistik i OneBeat Balkans
Thirrja për pjesëmarrës në programin “OneBeat Balkans 2020” është publikuar, me qëllim që të mblidhen muzikantë të rinj të moshës 19-35 vjeç që banojnë në njërin prej këtyre shteteve: Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, dhe ShBA.
Prej datës 31 mars deri më 23 prill 2020, muzikantët e përzgjedhur do të luajnë së bashku, të krijojnë muzikë të re, dhe të udhëtojnë nëpër Ballkan duke e përhapur frymën e bashkëpunimit, komunitetit dhe barazisë, thuhet në njoftim.
Linku për aplikime është https://apply.balkans.1beat.org/ dhe afati i fundit për të aplikuar është data 10 shkurt 2020.
OneBeat Balkans do t’i mbledh 10 muzikantë të angazhuar në shoqëri, të cilët së bashku do të prodhojnë muzikë dhe përmbajtje shumëdisiplinare, të udhëheqin punëtori publike, dhe ta përdorin artin si mjet pajtimi dhe zhvillimi ekonomik në pjesët e përçara të Ballkanit.
Ky program, i cili do të zgjasë 24 ditë dhe do të zhvillohet brenda 31 marsit dhe 23 prillit, përfshin një rezidencë muzikore dyjavore në Mali Adjos të Serbisë, dhe do të pasohet nga një turne dhjetëditor nëpër qytete të ndryshme të Ballkanit, kurse datat do të publikohen në vazhdim. Koncerti i parë që do të mbahet në Novi Sad të Serbisë mbështetet nga Qyteti i Novi Sadit.
OneBeat Balkans është pjesë e projektit të gjërë global OneBeat, i krijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si nismë e Byrosë për Edukim dhe Çështje Kulturore e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe prodhohet nga Bang on a Can’s Found Sound Nation.
OneBeat Balkan është inkubator muzikor, ku muzikantët nga e gjithë bota krijojnë projekte bashkëpunuese të dizajnuara për të pasur ndikim pozitiv në komunitetet lokale dhe globale.
Me një numër të madh pjesmarrësish në të kaluarën, është krijuar hapësira që të organizohen programe OneBeat jashtë ShBA-së, dhe kështu filloi OneBeat Balkans. Edicioni i parë u mbajt në vitin 2019, i drejtuar nga Balkan Art Zone me ish-pjesmarrësin Bajram Kafu Kinollin si drejtor artistik.
OneBeat Balkans 2020 do të fillojë me një rezidencë muzikore dyjavore në Mali Igjosh të Serbisë, ku pjesëmarrësit do të krijojnë muzikë origjinale, do të zhvillojnë ide të reja muzikore dhe projekte të kushtuara për komunitetet lokale. Rezidenca do të pasohet prej një turneu në qytete të Ballkanit, ku Pjesëmarrësit do të performojnë në koncerte, do të bashkëpunojnë dhe luajnë me muzikantë vendorë dhe do të drejtojnë punëtori me të rinj e të reja.
Gjatë këtyre 24 ditëve, secili pjesëmarrës do ta ketë mundësinë t’i zhvillojë idetë dhe projektet që do t’i jetësojnë në vendet/territoret e tyre të prejardhjes, dhe që do të jenë pjesë e lëvizjes ekzistuese shoqërore të OneBeat e frymëzuar nga muzika.
Është e rëndësishme të theksohet së edukimi formal muzikor nuk është i domosdoshëm për të aplikuar për OneBeat Balkan. Po ashtu, projekti nuk ka kufizime për nga zhanri: muzikantët që bëjnë muzikë tradicionale ose folklorike, hip hop, xhez, eksperimentale, elektronike a klasike, dizajnerë muzikorë dhe artistë multimedialë, të gjithë janë të ftuar të aplikojnë.
Bashkëpunimi është qendror. OneBeat Balkans ua jep muzikantëve mundësinë të bashëpunojnë me projekte të reja dhe të gjurmojnë tradita të reja muzikore. Ne vend se t’i tregojnë talentet individuale, muzikantët e OneBeat Balkans do të punojnë së bashku, nëpërmes ndasive kulturore, duke mësyrë mundësi të reja muzikore.
OneBeat Balkans është e angazhuar në shoqëri.
OneBeat Balkans është program falas (por jo dhe koncert i paguar). Programi i OneBeat Balkans mbulon udhëtimin, transportimin, ushqimin dhe strehimin e pjesëmarrësve. Ofron po ashtu një bursë (shumë të hollash) modeste.
Aplikantët duhet të kenë aftësi të bisedojnë dhe të kuptojnë anglishten në nivelin bazik, meqenëse do të jetë gjuha e përbashkët e programit OneBeat Balkans.
Pjesëmarrësit e OneBeat Balkans duhet të jetojnë në njërin prej 7 shteteve ose territoreve të pranueshme.
OneBeat Balkans është nismë e Departamentit të Shtetit të ShBA-së, e Prodhuar nga Balkan Art Zone, me mbështetje shtesë nga Found Sound Nation, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, Kosovë, Ambasada e ShBA-së në Beograd, Serbi, Ambasada e ShBA-së në Podgoricë, Mali i Zi dhe Qyteti i Novi Sadit. / KultPlus.com