Opera e Kosovës në Gjakovë, i dhuroi publikut një mbrëmje të bukur të muzikës operistike

8 Dhjetor, 2023 - 2:00 pm

Gala Koncerti i Vitit të Ri i Operës së Kosovës në Gjakovë i dhuroi publikut një mbrëmje të bukur të muzikës operistike.

Kasta e jashtëzakonshme e solistëve, Josif Gjipali, Marcelina Román, Vitaliy Bilyy, Flaka Goranci, Lorika Ismajli, Gesu Zefi, Ardita Meni dhe Dioklea Hoxha nën shoqërimin e Orkestrës dhe Korit të Operës së Kosovës, interpretuan një përzgjedhjeje të veçantë uverturash, ariaesh dhe duetesh të njohura.

Nën drejtimin e maestros Edon Ramadani, koncerti u organizua në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”. Të pranishëm ishin zëvendësministri i MPFT-së, Agon Dobruna, deputetët Mimoza Kusari Lila, Agon Batusha, kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Kulturë, Ardian Gola, drejtori i Operës së Kosovës, Meriton Ferizi, dhe artdashës të shumtë.

Gala Koncertin e radhës mund ta ndiqni me 10 dhjetor, prej orës 19:30, në Prishtinë.

Rezervimet: https://bit.ly/3uHByeK . / KultPlus.com

Të ngjajshme