11 Shtator, 2024 - 5:06 pm
Festivali Ndërkombëtar Operistik “Rame Lahaj” do të ofrojë mbrëmje operistike në gjashtë qytete të Kosovës, të quajtur “Opera në rrota”.
Istogu, Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica e Prishtina janë në listën e vendeve të koncerteve që nisin nga 15 shtatori deri më 20 shtator.
“Jemi të lumtur të zbulojmë artistët që me artin e tyre do të bëjnë ‘Operën në Rrota’ të shëtisë në trojet tona. Përkushtimi dhe arti i tyre do të jetësojnë magjinë e operës dhe tingujve të kompozitorëve të shquar”, thuhet në njoftimin e RLIOF.
Artistët Laura Lila, Kaltrina Miftari, Anita Kërhanaj, Safet Berisha, Harris Bajraktari, Uresa Ahmeti dhe Edon Shileku janë emrat që do të performojnë.
“Së bashku, ata do të prezantojnë një repertor të zgjedhur me kujdes të kryeveprave operistike, duke siguruar që çdo notë dhe tekst të prekë zemrat e audiencës sonë të re”, vazhdon njoftimi.