22 Qershor, 2024 - 9:36 pm
Orkestra e Fëmijëve të Prishtinës “Amadeus” ka mbajtur koncertin përmbyllës të vitit 2023-2024 në qytetin e bukur të Prizrenit.
Këtë vit Orkestra e Fëmijëve të Prishtinës “Amadeus” ka organizuar gjithsej 7 koncerte në vende të ndryshme, duke filluar me paraqitjen në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, Gala Koncerti në dhjetor 2023, Koncerti në Shkup, Tiranë, Durrës dhe koncertin përmbyllës i cili u mbajt në qytetin e Prizrenit.
“Publiku i qytetit të Prizrenit, ishte i mrekullueshëm. Ashtu si vet qyteti, plot kulturë e njerëz dashamirë të artit, ku publiku dhuroi duartrokitje të gjata dhe të forta për korin dhe orkestrën. Emocion i fortë dhe shumë i vecantë të përmbyllim sezonën 2023/2024 me kaq shumë vlerësim”, thuhet në njoftim.
Organizatorët po ashtu paralajmëruan edhe shumë projekte të tjera, të cilat do të shpalosen në vitin e ardhëm akademik.
“Viti i ardhshëm na pret me shumë punë, koncerte të mrekullueshme, bashkëpunimë të reja, dhe pse jo, udhëtime e paraqitje në Europë. Faleminderit të gjithëve që jeni pjesë e korit dhe orkestrës së parë të fëmijëve në vend! Shihemi në shtator”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com