Orkestra Frymore e Filhamonisë sonte me koncert në Prizren

15 Prill, 2025 - 6:00 pm

Sonte, Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës prezantohet me koncert në Autostrada Hangar- Prizren.

Nën dirigjimin e Dario Salvit dhe me pjesëmarrjen e violoçelistit virtuoz Konstantin Manaev, orkestra do të sjellë Koncertin për violonçel dhe orkestër frymore nga kompozitori Friedrich Gulda.

Po ashtu, orkestra do të interpretojë edhe vepra nga: Peter Josef von Lindpaintner (Uvertura “Joko”), Adolphe Adam (Uvertura “Mbreti i Yvetot-it”) dhe Ralph Vaughan Williams (Suitë me këngë popullore angleze).

Koncerti mbahet sonte, nga ora 19:30, në Autostrada Hangar në Prizren.KultPlus.com

Të ngjajshme