6 Shtator, 2020 - 6:00 pm
Admiruesit janë mbledhur në një kishë në Gjermani për të dëgjuar një ndryshim akordi në një vepër muzikore, e cila ka kohëzgjatje për 639 vjet.
Është ndryshimi i parë i veprës “As Slow As Possible” pas shtatë vjetësh.
Vepra e kompozuar nga John Cage, është nga pjesët muzikore më të gjata dhe më të ngadalshme në botë.
Kjo vepër filloi 19 vjet më parë me një pauzë që zgjati afër 18 muaj. Ndryshimi i akordit u bë me një organo speciale ku kompozimi u performua.
Kisha Saint Burchardi në qytetin Halberstadt filloi të luante këtë muzikë në vitin 2001 dhe ndryshimi i fundit i notave ndodhi në vitin 2013.
Partitura përbëhet nga tetë faqe muzikë, që luhet në piano ose në organo, shumë ngadalë, shkruan BBC.
Megjithatë, një ndryshim tjetër i akordit është paralajmëruar më 5 shkurt 2022.
Vepra pritet të përfundojë në vitin 2640. transmeton KOHA.
Cage i cili vdiq në vitin 1992 në moshën 79-vjeç, ka shkruar veprën në vitin 1980.
Vepra 4’33” është më e famshmja e kompozitorit, e cila përbëhet nga thjesht katër minuta e 33 sekonda heshtje.