7 Tetor, 2019 - 5:30 pm
Shqipëroi: Andreas Dushi
Ky shqipërim modest është pasojë me shkak, vetminë e dikurshme kur adoleshenca duket larg metamorfizimit në maturi. Vendos ta publikoj sot pa ndonjë arsye të veçantë, veç mbushur me idenë se kjo këngë përmban në vetvete filozofinë e të kuptuarit të braktisjes, shkruan Andreas Dushi
Të mungon drita veç kur ndriçimi pushon,
Të mungon dielli veç kur dëbora fillon,
E kupton se atë do veç kur e lë të shkojë.
E kupton se ishe mirë veç kur keq jeton,
E urren rrugën kur shtëpia të mungon,
E kupton se atë do veç kur e lë të shkojë,
Dhe ti e lë të shkojë!
Duke parë poshtë syzeve tuaja,
Shpresoj një ditë falë teje gjatë do jetë ëndërruar,
Por ëndrrat vijnë ngadalë, kur e sheh janë larguar!
E sheh atë sa herë sytë ke të mbyllur,
Ndoshta do e kuptosh një ditë arsyen e ndrydhur,
Gjithçka prek ti, me vdekje ke kyçur!
Duke parë majën e errësirës mendoj,
Ndjenjat e vjetra boshe në zemër të shikoj,
Dashuria erdhi ngadalë dhe shpejt shkoj…
E shikon atë sa herë gjumi të merr,
Por dot s’mund ta prekësh as dot s’e merr,
Sepse e deshe shumë dhe në atë dashuri u zhyte thell’.
Të mungon drita veç kur ndriçimi pushon,
Të mungon dielli veç kur dëbora fillon,
E kupton se atë do veç kur e lë të shkojë.
E kupton se ishe mirë veç kur keq jeton,
E urren rrugën kur shtëpia të mungon,
E kupton se atë do veç kur e lë të shkojë,
Dhe ti e lë të shkojë! / KultPlus.com