25 Mars, 2025 - 9:15 pm
Tenori Mustafa Imeri është emëruar sot drejtor i Filharmonisë në Maqedoninë e Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që është vënë në krye të këtij institucioni prestigjioz kulturor.
Emërimi i tij si drejtor i institucionit më të lartë të muzikës është cilësuar si moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi deri tani qytetarët e etnitetit shqiptar kanë pasur dyer të mbyllura në Institucionin e Filharmonisë.
Mustafa Imeri njihet si një profesionist i vërtetë me një karierë të gjatë si artistike, të vlerësuar brenda dhe jashtë vendit.