6 Gusht, 2017 - 12:30 pm
Këngëtarja shqiptare Anna Oxa e ka patentuar emrin e saj.
Kjo do të thotë se askush në botë nuk do të mund ta përdorë emrin e saj, pa lejen e saj. Ajo ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në Itali për të realizuar planin e saj.
Anna Oxa, emri i vërtetë i së cilës është Iliriana Hoxha, ka treguar se do të dënohet me ligj përdorimi i emrit të saj. Njëjtë ka vepruar edhe me emrin e kompanisë së saj – Oxarte.
Shpesh artistët patentojnë emrat e tyre, si shenjë dalluese dhe e cila është pronësi ligjore e tyre. / KultPlus.com