4 Nëntor, 2019 - 9:46 am
Mbrëmë është mbajtur ngjarja e madhe muzikore ‘MTV Europe Music Awards 2019’, shkruan KultPlus.
Vajza shqiptare Ava Max ka “çmendur” publikun me performancën e saj. Të gjithë një zëri kënduan këngën e saj më të njohur “Sweet But Psycho”.
Por jo vetëm me performancë, Max doli nga ky event edhe me një çmim nga dy kategoritë në të cilat ishte e nominuar. Ava fitoi çmimin për depërtimin e viti.
Ky është suksesi i radhës nga këngëtarja shqiptare e cila çdo ditë e më shumë po e dëshmon që rruga e saj në muzikë është e gjatë e plotë suksese. / KultPlus.com