11 Prill, 2023 - 10:44 am
Këngëtarja Albina & Familja Kelmendi po e shijojnë rrugëtimin e tyre për në Eurovision, ku do të performojnë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj, shkruan KultPlus.
Këto, ditë, artistët përfaqësues të Shqipërisë për në Festivalin e Këngës, kanë performuar live këngën e tyre “Duaje” në eventin “Israel Calling” në Tel Aviv.
Performanca e tyre është pritur mirë nga publiku, përderisa Albina është munduar të krijojë atmosferë në skenë dhe të integrojë edhe publikun për të kënduar bashkë këngën.
Me falënderime e duke dhuruar fjalë dashurie për Izraelin e Shqipërinë, Albina e ka përmbyllur këtë performancë të cilën ne po ju sjellim të plotë.
Ndërkohë ju kujtojmë që festivali më i madh i këngës në Evropë do të zhvillohet në Liverpool të Britanisë së Madhe.
Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë. “Eurovision-i” do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool.
Këtë vit festivali europian vjen me sloganin “United by Music” (Të bashkuar nga muzika). BBC ka publikuar promon e festivalit ku pasqyron origjinën e saj, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment për të bashkuar Europën. Sakaq, flamujt e Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.
Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues të cilët vetëm 20 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe më 13 maj.
Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022. / KultPlus.com