12 Nëntor, 2017 - 2:33 pm
Qyteti i Malmos në Suedi, mbrëmë mblodhi krijuesit shqiptarë letrarë dhe muzikorë që veprojnë në Diasporë.
Ata për të pesëmbëdhjetën herë me radhë u takuan në Festivalin tradicional të Poezisë dhe të Muzikës Krijuese Shqiptare, i cili organizohet nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi.
Këtë manifestim, të vetmin e këtij lloji në tërë diasporën shqiptare, e shpalli të hapur Ahmet Bella, sekretar i Unionit, në emër të Ministrisë së Kulturës së Kosovës përshëndeti zyrtari i lartë, Sami Piraj, zyrtar i lartë.
Para prezantimit zyrtar të poezive dhe pikave muzikore konkurruese, në ambientet e Shtëpisë reprezentative Orden Hus të Malmos, ku u mbajt festivali i XV, u bë promovimi i disa nga librave të botuara brenda dy festivale të krijuesve në diasporën shqiptare.
Në pjesën konkurruese u prezantuan poezitë dhe veprat muzikore të 23 krijuesve nga diaspora shqiptare. Po ashtu pjesë e programit ishin edhe disa vepra muzikore të kompozitorit Ahmet Bella, të cilat ishin jashtë konkurrencës.
Juria e festivalit Vendin e Parë për Poezi ia ndau poetit nga Norvegjia, Hysen Berisha, të Dytin e ndanë Teuta Haziri e Afërdita Xani, të Tretin Hamit Gurguri.
Vendi i Parë për krijimtari muzikore iu nda kompozitorit Sami Piraj, kurse Vendi i dytë kompozitorit Ahmet Bella.
U ndanë Çmimet tjera të Festivalit. “Penda e Festivalit” iu dha Shuquri Sejdijajt, Çmimi “Kosovë Rexha – Bala” u dha Rina Sllovinjes, kurse Çmimi ”Gani Xhafolli” iu dha poetes Liridona Jakupi.
Të gjithë krijuesve letrarë e muzikorë organizatori u dha Mirënjohje publike.
Përpos krijuesve letrare e muzikorë që veprojnë në diasporë, të pranishmit ishin mysafirë të zgjedhur dhe të ftuar nga organizatori./ KultPlus.com