22 Shtator, 2024 - 8:31 pm
Kolosi muzikës folklorike mbarëshqiptare Sali Mani në 80 vjetorin e tij të lindjes u përkujtua në Malësinë e Madhe me një aktivitet të quajtur “Akademi për Sali Manin”.
Ai njihet si një prej personaliteteve më të shquara të folklorit shqiptar ndërsa ka krijuar me tekst e melodi 1300 këngë, një pjesë e të cilave kanë mbetur në memorien e kombit shqiptar.
Miqtë artistë të Sali Manit të ardhur nga gjitha trevat shqiptare e përkujtojnë atë si një prej këngëtarëve më të shquar të folklorit shqiptar….
Sali Mani është vlerësuar me çmimin “Qytetar Nderi” i akorduar në 2019-ën nga Këshilli i Bashkisë Malësi e Madhe pas vdekjes.Sali Mani lindi në gusht të vitit 1944 në fshatin Dukë në Malësinë e Madhe ndërsa u nda nga jeta më 29 dhjetor të 2009-ës në moshën 65 vjeçare kur kishte ende shumë për të dhënë përmes artit të tij./abcnews.al/ KultPlus.com