7 Shkurt, 2019 - 11:20 am
“Përrallë Mesdheu” titullohet produksioni më i ri i teatrit Metropol në bashkëpunim me Balkan World Music Management “MetroSounds”. Bëhet fjalë për një festival muzikor i cili do të shtrijë programin e tij nga data 8 shkurt deri në datën 9 mars në sallën Shekspir të Metropolit.
Programi i MetroSounds përbëhet nga një përzgjedhje artistike e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali do të ketë dhe nënshkrimin “A Mediterranean Tale/ Përrallë Mesdheu”. Si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat që na rrethojnë nëpërmjet muzikës.
Gjatë këtij festivali muzikor do të na shoqërojnë mes tingujsh dhe projeksionesh edhe mbrëmjet poetike nga Scriptum N’ Sonus, të cilat do të na sjellin përzgjedhjen e disa prej poetëve dhe autorëve më të mirë të Mesdheut. /j.p/ KultPlus.com