17 Maj, 2019 - 4:16 pm
Gjatë shtatorit që lamë pas, afro 140 artistë kanë kërkuar bojkotimin e Eurovizion, shkaku ishte sipas tyre, brutaliteti që Izraeli ka treguar ndaj palestinezëve.
“Vetëm pak ditë pas fitores izraelite të Eurovizion-it, në maj të 2018-ës, ushtria izraelite ka vrarë 62 palestinezë të paarmatosur, që protestonin kundër burgimit të tyre në Gaza. Mes të vrarëve ka pasur edhe fëmijë. Po në këtë kohë, presidenti izraelit Benjamin Netanzahu ka shprehur gëzimin e tij për faktin se Netta Barzilai, këngëtarja fituese, ishte për Izraelin ambasadorja më e mirë në botë.
Ne artistët suedezë që kemi firmosur këtë kërkesë, nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërkohë që Izraeli përdor Eurovizionin për të fshehur krimet kundër popullit palestinez. Derisa Izraeli, me politikën e tij të “apertheid” do t’u mohojë palestinezëve të drejtat themelore të njerëzimit, dhe të heqim dorë nga çdo pjesëmarrje dhe shkëmbim kulturor në Izrael”. Po gjatë kësaj periudhe apelit për të bojkotuar edicionin e 2019-të të Eurovizionit ju bashkua edhe Roger Waters, legjenda e Pink Floyd dhe e rrokut botëror, që përmes “Guardian” i kërkoi Madonna-s të refuzojë ftesën për të performuar në këtë event (për disa miliona dollarë): “Madonna është ende në kohë për ta rimenduar, nëse beson në të drejtat njerëzor. Le ta bëjë diçka të tillë për arsye etike dhe politike. Disa nga kolegët e mi muzikantë kanë performuar kohët e fundit në Izrael duke thënë se e bëjnë diçka të tillë për të krijuar ura dhe për të inkurajuar paqen. Borçkulla!
Të performosh në Izrael, është një marrëveshje fitimprurëse, por në këtë mënyrë artistët kontribuojnë për të normalizuar pushtimin, pastrimin etnik, masakrën e manifestuesve të paarmatosur e fakte të tjera të tmerrshme”. Këtij apeli i janë bashkëngjitur edhe dhjetëra personalitete britanike, mes të cilëve muzikanti Peter Gabriel dhe regjisori Ken Loach. Ndërsa nga ana e Izraelit u përgjigjën përmes fitueses së Eurosong 2018 Netta Barzilai, e cila është shprehur se të bojkotosh konkursin “nuk është përgjigje” e që “nëse drita bojkotohet, përhapet errësira”./shekulli/KultPlus,com