15 Mars, 2024 - 10:33 am
Këngëtari Petrit Çarkaxhiu është rikthyer me një tjetër këngë plotë ndjeshmëri, shkruan KultPlus.
Titulluar “Kangë muzgu”, kjo këngë është një përpjekje e fortë nga artisti për të sjellë një emocion të thellë tek dëgjuesit. Melodia është e kompletuar me një tekst që reflekton një thellësi dhe një kuptim domethënës.
Për të bërë këtë këngë të jetë sa më autentike, Petriti ka realizuar vetë muzikën dhe tekstin e këngës. Kjo sjell një dimension shtesë të ndjeshmërisë dhe autenticitetit në interpretimin e saj. / KultPlus.com