18 Shtator, 2022 - 3:14 pm
Qindra qytetarë u mblodhën në 16 shtator në Pezë, për të përkujtuar 80-vjetorin e Konferencës së Pezës, një nga ngjarjet historike për popullin shqiptar.
Prej disa vitesh është kthyer në një traditë, që në këtë datë të organizohet “Peza n’Fest” nga bashkia e Tiranës, një ditë e mbushur me argëtim, sport dhe muzikë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot një video me momente nga aktivitetet e kryera gjatë gjithë ditës në Pezë.
“Momentet nga tradita e përvitshme e mbrëmjes festive në Pezë”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.
Festa filloi që në orët e mëngjesit, ku u organizua lojëra të ndryshme, shfaqje cirku etj. Më pas u zhvillua një koncert me valle dhe këngë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore si dhe një panair artizanësh.
Pasdite adhuruesit e muzikës ndoqën koncerte muzikore me disa nga grupet muzikore më të mira të momentit, si Tok on Rock, Piter Pan Band, DJ dhe “Tre Musketierët”. /KultPlus.com