29 Prill, 2019 - 7:20 pm
Ky çmim në kuadër te festivalit “Chopin Piano Fest” është mundësuar në bashkëpunim me sponsorë gjermanë. Çmimi nënkupton një koncert recital për fituesin në Bon të Gjermanisë si dhe masterklasë në Universitetin e Kelnit. Po ashtu do të bëhen vizita vendeve me rëndësi muzikore si shtëpive, muzeve të kompozitorëve dhe njohjen me kulturën e regjionit të Bonit.
Gara ka qenë e hapur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentë. Garuesit është dashur të përgatisin një program 60 minutash, program recitali pianistik.
Në këtë garë morën pjesë 3 nxënës dhe një student. Pjesëmarrësit ishin nxënësit Vesa Berisha- 15 vjeçare, Ledian Shala -13 vjeçar dhe Lisa Sahatçiu – 14 vjeçare si dhe studenti Andi Duraku – 22 vjeçar.
Pjesë e jurisë në këtë garë ishte pianistja dhe iniciatorja e çmimit Ardita Statovci dhe pianisti Klevis Gjergjaj./ KultPlus.com