12 Dhjetor, 2020 - 10:29 am
Pianisti shqiptar Adelajd Zhuri është shpallur fitues i çmimit parë në edicionin e parë të konkursit të pianos “Ugo Amendola” Itali.
22-vjeçari shqiptar është zgjedhur nga Juria e konkursit një seancë regjistrimi dhe albumi / CD diskografike në 2021 me prestigjozen Muzika IMD & WEB di Roma.
“Një organizim shumë i mirë nga pjesa e stafit të konkursit, duke qenë në gjendje të nxjerrë më të mirën tim në këtë kohë të vështirë për të gjithë ne muzikantët. Gjithmonë mirënjohës profesoreshës sime Teresa Trevisan dhe të afërmve të mi!” shkruan në facebook pianisti Zhuri.
Shqiptari Zhuri edhe në muajin dhjetor fitoi çmimin e parë në një konkurs të rëndësishëm në Treviso.
Adelajd Zhuri ka studiuar në Konservatorin e muzikës “G.Tartini” në Trieste./ KultPlus.com