29 Qershor, 2021 - 12:12 pm
Kosti Deti është korçari i ri që po korr sukses në të gjithë botën. Ai është pianist dhe ka fituar mbi 30 çmime ndërkombëtare.
Në një lidhje me Skype për ABC, Kosti ka treguar gjithçka mbi sukseset e tij dhe veçanërisht për çmimin e parë që ka fituar së fundmi në Maltë. Ai tha se studion rreth 6 orë në ditë dhe nuk harron të dëgjojë as muzikën shqiptare.
“Unë nuk e lë pas as muzikën shqiptare nga Feim Brahimi, Çesk Zadeja deri te Aleksandër Peçi. Pas një muaj e gjysmë do të luaj në Moskë pjesë të ndryshme të njohura duke filluar nga Shopen.
Unë studioj normalisht 6 orë në ditë, kur kam koncerte ose konkurse shkon në 8-9 orë. Megjithëse shkoj në shum konkurse dhe aplikoj nuk jam fans i tyre, po janë e vetmja mënyrë që mund të bëhen të njohur.
Çmimi i Maltës është një koncert që do të jepet sezonin e ardhshëm dhe më duket se kam fituar nja 5 mijë Euro”, tha Deti. / Klan Kosova / KultPlus.com