27 Qershor, 2019 - 1:52 pm
Pianistja shqiptare Dhurata Lazo do të prezantohet me një koncert pianistik para audiencës gjermane, përkatësisht në Dhomën e Koncerteve në Kështjellën Lihtenburg në Kusel të Gjermanisë, shkruan KultPlus.
Koncerti do të mbahet më 29 qershor, ndërsa Dhurata Lazo, lindur në Gjirokastër të Shqipërisë ka një spektër të gjerë në muzikë klasike, duke filluar nga baroku deri tek muzika e tanishme. Ajo tanimë është ftuar në shumë Festivale Evropiane dhe më gjerë dhe ka incizuar shumë CD.
Shumë herë janë mahnitur kritikët e muzikës në ekzekutimin e veprave me shumë ndjesi. Është për herë të parë mysafire në Centshojne në Kështjellën (Burg Fortifikatën ) Lihtenberg. Repertori i saj përmban pjesë nga Volfgang Amadeus Mozart, Ervin Stafa (koomponist shqiptar) Shopen dhe të tjerë. Poashtu bashkëshorti i saj muzikon së bashku me Dhuratën, ku një pjesë të koncertit prezantohet me Zija Bushi Bejleri. Ai është saksofonist i njohur, ndër të tjera është udhëheqës i ,,Bigbendit “në Shkollën e Lartë të Muzikes Kaizerslauter. Programi përmban pjesë nga Gjetano Doceti dhe Jetome Safari. /KultPlus.com