8 Korrik, 2022 - 10:22 am
Ndonëse e re në moshë, pianistja kosovare Melisa Ibrahimi deri më tani shënon një numër të madh çmimesh nëpër garë të ndryshme ndërkombëtare për piano, shkruan KultPlus.
Rusia, Serbia, Gjermani e Londra tashmë veç janë njoftuar me talentin e saj, ku në gara të ndryshme të organizuara në këto vende, ajo ka arritur të dalë shpesh triumfuese.
Ndërsa tashmë Melisa ka njoftuar për një tjetër arritje. Është Roma vendi i cili përmes garës “International Music Competition for Youth DINU LIPATTI ROMA 2022″ ka shpërblyer pianisten kosovare me vendin e tretë.
Për këtë fitore ka njoftuar vetë Melisa duke e konsideruar si një fitore mjaft të rëndësishme që është përkrahur nga Presidenca e Republikës së Italisë.
“Vendi i III-te medalje e bronzte ne edicionin e 11-te te gares internacionale “International Music Competition for Youth DINU LIPATTI ROMA 2022” e cila eshte e perkrahur nga Presidenca e Republikes se Italise!
Faleminderit Profesoreshes sime Alberta Troni, per punen jashtezakonshme e te pakrahasueshme, dhe per perkrahjen motivuese ne kete udhetim dhe ne çdo sfide tjeter! Faleminderit nga zemra @albertatroni “, ka shkruar ajo. / KultPlus.com