14 Janar, 2022 - 12:09 pm
Pianistja amerikane Ruth Slenczynska do të publikojnë një album të ri në moshën 97-vjeçare, transmeton KultPlus.
Vajza e violinistit Joseph Slenczynski filloi studimet e saj për piano në Evropë kur ishte katër vjeç.
Ajo luajti performancën e saj të parë në Berlin në moshën gjashtë vjeçare dhe debutoi me një orkestër të plotë në Paris në moshën shtatë vjeçare.
Slenczynska tani ka ri-nënshkruar kontratën e saj me Decca-n më shumë se gjashtë dekada pas nënshkrimit fillimisht me label. Albumi i saj i ri do të festojë karrierën e saj të gjatë, e cila filloi në vitet 1920.
Duke folur për albumin e saj të ri ‘My Life In Music”, i cili do të dalë në mars të këtij viti, Slenczynska tha për BBC se projekti është “i pabesueshëm”./ KultPlus.com