6 Nëntor, 2023 - 3:30 pm
Pjetër Çajkovskij, kompozitori i madh rus i erës romantike si edhe dirigjenti e pedagogu i vlerësuar, përkujtohet sot në 130 vjetorin e vdekjes.
Muzika e tij njihet dhe pëlqehet për karakterin e theksuar rus si edhe për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Veprat e tij kanë një frymëzim më perëndimor se bashkëkohësit e tij, ato mishërojnë elemente ndërkombëtare të gërshetuara me meloditë popullore kombëtare.
Çajkovski jetoi dhe krijoi në të njëjtën periudhë kur jetuan dhe krijuan veprat e tyre “Grupi i të pestëve” por orientimi ideo-estetik i këtij kompozitori dallohet nga programi ideor i “Grupit të fuqishëm”.
Çajkovski e mbështet krijimtarinë e tij në traditat e klasikëve dhe të romantikëve të Evropës Perëndimore e në radhë të parë të kompozitorëve gjermanë e francezë. / KultPlus.com