14 Prill, 2018 - 10:26 am
“Më plase” nga grupi Marigona është një këngë që ia vlen të kujtohet.
Një tekst i mahnitshëm për gënjeshtrat në një lidhje dashurie, “Më plase” duket më aktuale se kurrë.
Grupi Marigona është një grup muzikor i themeluar në vitin 1991 nga Faton Kurteshi në qytetin e Mitrovicës. Vokalist i grupit është Vullnet Sefaja po ashtu nga Mitrovica. Anëtarët e grupit janë ndërruar disa herë, por Vullnet Sefaja ka qenë pjesë e grupit që nga fillimi.
https://www.youtube.com/watch?v=9IidmKPF5Bc
Të flas, e shoh që nuk e dëgjon
Asnjë fjalë që unë them
Dhe nuk e zgjas
Dhëmbët i shtrëngoj dhe përmbahem
Por brenda më dhemb
prej kur t’njoh n’sy ta pash
mashtrimin
e tillë ishe gjithmonë tani e shoh
po i vie fundi përrallës ton është vonë
Më plase krejt
Kurrë dy fjalë s’i flet njëjtë
Pse s’di të tregosh drejt
Nuk ke nevojë me m ‘rrejt
Nuk e kuptoj
Pse e ndjen këtë nevojë
Tregomë a do mbarojë
Kjo e mallkuar lojë
Shumë gjatë jam bëre i marre pranë teje
Me shpresë se do ndryshosh
Kjo punë e pat’
Vazhdo rrugën tënde dhe provo
Tjetrin ta mashtrosh
https://www.youtube.com/watch?v=OGB2TA05vBM
Ndoshta shumë shpejt
Mua më harron dhe
Troket në tjetër derë
Do dëgjosh njëjtë
Fjalët që t’i kam thënë, dimër e verë
Shumë herë
Më plase krejt
Kurrë dy fjalë s’i flet njëjtë
Pse s’di të tregosh drejt
Nuk ke nevojë me m ‘rrejt
Nuk e kuptoj
Pse e ndjen këtë nevojë
Tregomë a do mbarojë
Kjo e mallkuar lojë…/ KultPlus.com