21 Shkurt, 2024 - 7:31 pm
Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë.
Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar e muzikës popullore shqiptare në vitet 1970-2000. Si fëmijë i pëlqente interpretimi dhe me hyrjen në shkollën e mjekësisë, si pjesë e aktiviteteve të lira fillon ta realizojë edhe dëshirën fëminore për të interpretuar. Aty futet në Shoqërinë Kulturo Artistike të qytetit dhe fillon karrierën e saj. Me këngën “Ylli i bardhë, djalë i dashur”, Nazmia paraqitet para publikut në një koncert në Prishtinë.
Ndër këngët më të njohur të saj kanë qenë Si dukat i vogel je dhe Oj zogo, Shtrona moj nuse shtrona, Bubullimë ke shkëmbi i Kavajës etj.
KultPlus sot ju sjell këngën “Po shkon goca me korrë n’arë”: