17 Shkurt, 2021 - 7:54 pm
Sot përderisa shënojmë 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugëtimin historik ka mërgata, të cilët përherë rrojnë me mall për vendin e tyre, shkruan KultPlus.
Një këngë që iu përshtatet aq shumë të gjithë atyre që kanë shijuar jetën jashtë vendit të tyre, e që në çdo hap kanë frymuar ‘shqip’ është ‘E kam emrin kosovar’.
E kënduar nga artistë të shumtë, versioni i Edona Llalloshit mbetet i veçantë.
KultPlus ua sjell interpretimin e Llalloshit të këngës ‘E kam emrin kosovar’:
Iku nata e vjen dita plot me halle shtatin rrita.
E u nisa për gurbet gjithkush qan hallin e vet.
Por sa shoh shqiptar me sy tanë Kosova është aty
Mua më thërrasin gurbetqarë por kam emrin kosovar, e kam emrin kosovar
Aty çel ni lule bore, e më sjell arom Kosove.
Aty çel o ni bozhur, kuq e zi por si flamur.
Porsa shoh shqiptar me sy tanë Kosova është aty
Mua më thërrasin gurbetqarë por kam emrin kosovar, e kam emrin kosovar
E gjatë dita, i gjatë vjeti qysh se zuni fill gurbeti.
Si qendroj oh unë i shkreti ni grusht dhe e kam me veti.
Porsa shoh shqiptar me sy tanë Kosova është aty
Mua më thërrasin gurbetqarë por kam emrin kosovar, e kam emrin kosovar/ KultPlus.com