Pranvera Badivuku, gruaja e pesë Okarinave të Arta

17 Gusht, 2017 - 6:09 pm

Pranvera Badivuku është kompozitorja e parë kosovare pas Sevime Gjinalit.

Pesë Okarina të Arta, çmimet më të larta të Akordeve të Kosovës, pjesëmarrëse në Zambakun e Prizrenit, udhëtare muzikore në Sarajevë, Shkup e Shkodër, Pranvera Badivuku është një grua historike në fushën e saj.
Gjatë jetës së saj ajo ka realizuar rreth 150 kompozime të zhanreve të ndryshme, nga fëmijët e deri te zhanri popullor dhe muzika e lehtë.

https://www.youtube.com/watch?v=ZGAAiaqu-4o

Liliana Çavollit ajo ia ka dhuruar këngën “Të dua qyteti im”, për Pejën, që u këndua me emocion nga këngëtarja e njohur.

Okarinën e Parë ajo e morri me Esat Bicurrin, me këngën “Eja, eja, e bardha verë”. Okarina e dytë vjen në vitin 1974, prapë me një këngë që e këndon i madhi Esat Bicurri.
Në Akordet e Kosovës të vitit 1983 ajo merr dy shpërblime – njërin për këngën “20 vjet të festivalit” dhe tjetrin për këngën “Je kujtimi më i vetëm” kënduar nga Sebahate Bërlajolli. Në vitin 1984 ajo merr Okarinën e Pestë, me
këngë për fëmijë.

https://www.youtube.com/watch?v=K-PILXGs8d4

“Më tepër kompozoj kur jam vetëm. Ndonjëherë ndoshta edhe duke larë ndonjë pjatë, më vjen melodia, nëse e kam tekstin, mjafton një motiv i përshtatshëm, e pastaj ajo zhvillohet” tregon Pranvera Badivuku kur i flet Sanije Gashit në intervistën e saj botuar më pas në libër. / KultPlus.com

Të ngjajshme