Pranvera Badivuku kompozon këngë dedikuar Nexhmije Pagarushës, ia dhuron për ditëlindje

2 Maj, 2019 - 3:30 pm

Të martën e ardhshme, këngëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha e njohur si Bilbili i Kosovës do të mbushë 86 vjet, shkruan KultPlus.

KultPlus mëson se Ambasada e Shqipërisë në Kosovë do të organizojë një mbrëmje solemne me rastin e shënimit të datëlindjes së yllit shqiptar, mbrëmje kjo që do të mbahet në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë, më 7 maj.

KultPlus mëson se në këtë mbrëmje solemne do të prezantohet Kori i Shkollës së Muzikës në Prishtinë, sikurse që do të prezantohen edhe solistet: Eva Rusi, Rona Nishliu, Shkurte Fejza e Selami Kolonja.

Gajtë kësaj mbrëmje do të bëhet edhe promovimi i këngës që kompozitorja Pranvera Badivuku ia ka kushtuar Nexhmije Pagarushës. Kënga vjen e interpretua nga Selami Kolonja për herë të parë në ditëlindjes e85-të të  Bilbilit të Kosovës.

Gjithashtu që mësohet se në këtë mbrëmje do të shfaqet edhe një dokumentar kushtuar Nexhmije Pagarushës. /KultPlus.com

Të ngjajshme