13 Dhjetor, 2018 - 1:19 pm
Pianistet Pranvera Hoxha-Bryma dhe Alba Muçolli- Dehiri pas disa koncerteve të përbashkëta në Shkup, Pejë, sonte do të sjellin koncertin e përbashkët edhe në Prishtinë.
Dy pianistet e njohura sonte për publikun e Prishtinës, do të interpretojnë vepra të kompozitorëve Chaminade, Debussy, Brahms, Dovrak dhe veprat e kompozitorit nga Kosova- Artan Hasani, shkruan KultPlus.
Koncerti do të mbahet sonte në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare duke filluar nga ora 20:00./ KultPlus.com