21 Tetor, 2019 - 5:50 pm
KultPlus gjithmonë përkujdeset t`ju sjellë në vëmendje këngë të dekadave të ndryshme, këngë të moçme dhe të cilat sjellin kujtime e nostalgji.
Një prej tyre është edhe “Për ty” nga Aida Baraku. Madje ekziston edhe një incizim i vjetër ku Aida Baraku, sot jo aktive në muzikë, e performon këtë këngë me një tekst humoristik e të veçantë.
Aida dhe Armendi gjithmonë janë njohur për stilin e tyre të veçantë dhe kjo këngë tregon sa para kohës kanë qenë ata në vitet kur ishin në kulmin e aktivitetit të tyre.