Presidentja Osmani dekoron sopranon Elbenita Kajtazi me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

16 Gusht, 2023 - 1:03 pm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka dekoruar sopranon shqiptare të njohur në botë, Elbenita Kajtazin me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, shkruan KultPlus.

Këtë dekoratë, Presidentja Osmani i ka dhënë sopranos së mirënjohur me motivacionin “ Për arritje kulmore në muzikën klasike, prezantimin e vlerave muzikore Shqiptare në skenën ndërkombëtare, si dhe afirmimin e Republikës së Kosovës, mbrojtjen e promovimin e kulturës Shqiptare gjithandej nëpër botë”.Përmes një postimi në facebook, sopranoja Kajtazi ka thënë se dekorata sa i ka dhënë gëzim  po aq edhe e ka ngarkuar me obligim shtesë për të përfaqësuar edhe më mirë shtetin e Kosovës në skenat botërore të Operës.Më poshtë gjeni postimin e plotë të sopranos Elbenita Kajtazi:Atdheu është qendër e rendesës, besoj, për të gjithë mërgimtarët. Forca gravituese e tij është është e parezistueshme… Ajo na tërheq drejt Atdheut, edhe kur Ai nuk na ofron të gjitha ato që na duhen; sikur që jo secili prind mund t’i ofrojë fëmijës së vet ato që ka dëshirë…Ardhja, kësaj herë në Atdhe më mbushi, përveç me dashurinë e pakursyeshme të familjes e të miqve, edhe me një kënaqësi të paprovuar deri më tani. Ishte kjo ftesa e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe dekorimi me titullin Ambasadore nderi e Republikës së Kosovës me motivacionin: “ Për arritje kulmore në muzikën klasike, prezantimin e vlerave muzikore Shqiptare në skenën ndërkombëtare, si dhe afirmimin e Republikës së Kosovës, mbrojtjen e promovimin e kulturës Shqiptare gjithandej nëpër botë “Kjo, sa më gëzoi, po aq më ngarkoi me një obligim shtesë, që ta përfaqësoj edhe më mirë atdheun tim dhe veten në skenat botërore të Operës…Ju falem nderit, Presidente!/KultPlus.com

Të ngjajshme