Prezantohet skena e “Eurovision 2019”

24 Janar, 2019 - 3:13 pm

KAN, transmetuesi kombëtar izraelit, ka nxjerrë detaje të mëtejshme lidhur me skenën e Eurovisionit 2019 së bashku me disa fotografi të reja.

Florian Wieder, projektuesi shumë i talentuar dhe i mirënjohur ndërkombëtarisht, i cili është prapa fazës për projektimin e skenës së Eurovisionit që sivjet mbahet në Tel Aviv, ka hedhur më shumë dritë mbi dukjen e skenës gjatë një interviste speciale të kryer nga Jonathan Rieger në kanalin televiziv izraelit, Keshet 12.

Wieder, një dizajner gjermano-hebraik, konsiderohet si një prej stilistëve më të mirë të skenës në botë dhe gjatë viteve ai ka projektuar skena të shumta për shumë shfaqje dhe ngjarje ndërkombëtare, përfshirë koncertin spektakolar të grupit të famshëm U2 në Brandenburg një dekadë më parë, shkruan EscToday.

Ai ka projektuar disa herë skenën e Eurovisionit, duke përfshirë këtu edhe atë të vitit të kaluar në Lisbonë dhe gjatë intervistës së fundit të tij, ai zbuloi se kishte shpresuar për fitoren e Netës (këngëtares izraelite) në konkurrim.

Skena e Eurovisionit këtë vit përshkruan një diamant dhe përbëhet nga qindra trekëndësha. Sipas Wieder, skena që ai krijoi për Festivalin e Këngës në Eurovision 2019 në Tel Aviv kombinon elemente të traditës hebraike dhe frymëzohet nga Ylli i Davidit dhe 12 Fiset e Izraelit. Ai premton se skena e Eurovision 2019 do të jetë e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme, një nga më të mirat ndonjëherë, me një hapje mahnitëse që do t’i lërë të gjithë të magjepsur.Karriera e Florian Wieder përfshinë skenat e Eurovisionit në Düsseldorf (2011), Baku (2012), Vjenë (2015), Kiev (2017) dhe Lisbonë (2018). Ai ka punuar në projekte të mëdha si shfaqja “X Factor” në Britaninë e Madhe dhe ShBA, si dhe për skenën e festivalit ndërkombëtar, MTV Video Music Awards.

Florian është ndër projektuesit e skenës më të kërkuar në botë, që sot ka fituar shumë famë, emër dhe njohje. Ai ka fituar shumë çmime dhe ka punuar në shumë ngjarje dhe projekte ndërkombëtare në të gjithë botën.

Skena e Eurovisionit 2019 do të ndërtohet në Pavilionin e sapo ndërtuar të Expos, Tel Aviv.

Datat e Eurovision 2019 janë planifikuar të mbahen më 14, 16 maj (gjysmëfinalet) dhe 18 maj (finalja) në Tel Aviv të Izraelit./KultPlus.com

Të ngjajshme