28 Shkurt, 2020 - 4:30 pm
Princi Harry ka kënduar sot bashkë me yllin e muzikës rok, Jon Bon Jovi sot në studiot e famshme botërore “Abbey Road”.
Atje muzikanti amerikan po riregjistron këngën e tij “Unbroken” me Korin e Fondacionit “Invictus Games”.
Harry – i cili do të tërhiqet nga detyra mbretërore në fund të marsit – postoi video gjatë regjistrimit të këngës.
Nga ana e tij, Bon Jovi tha se mezi pret të punojë me “artistin e njohur më parë si princ”.
Kjo këngë po bëhet për qëllime bamirësie, transmeton Klan Kosova, shkruan KultPlus.com