6 Prill, 2018 - 7:17 pm
Këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa nuk ka mundur të marrë pjesë në prezantimin e tij në Londër.
London Eurovision Party është një organizim muzikor që i paraprin Eurovizionit, dhe është mundësi e mirë për këngëtarët të prezantohen e të lobojnë për këngët e tyre.
Eugenti, këngëtari që këtë vit e përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, nuk ka mundur të performojë mbrëmë kjo shkaku i vizës dhe problemeve administrative.
Siç kupton KultPlus nga fansat e Eugentit, ai edhepse e pati konfirmuar pjesëmarrjen në London Eurovision Party, nuk ka performuar mbrëmë dhe kështu një pjesë e fansave janë zhgënjyer.
Mbrëmë, në anën tjetër, disa këngëtarë të Eurovizionit ndër vite janë ngjitur në skenë në Londër për të promovuar këngët e tyre, por edhe për të sjellë këngët tjera ndër vite të njohura nga Eurovizioni.
Eugenti nuk dihet nëse do të vazhdojë turneun e tij nëpër Evropë për të promovuar këngën e tij “Mall”.
Me datë 8 maj Eugent Bushpepa do të ngjitet në skenën e Eurovizionit, ndërsa kjo do të përsëritet me 12 maj nëse ai arrin të kalojë në finalen e madhe. / KultPlus.com