6 Qershor, 2018 - 9:26 am
Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam janë artistët që do ta këndojnë himnin e Kampionatit Botëror, shkruan KultPlus.
https://www.instagram.com/p/Bjp03D4j6E9/
Kosovarja Era Istrefi, vetëm 23 vjeçare, do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me një artist ndërkombëtarisht të njohur si Will Smith, e duke u renditur në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo.
https://www.instagram.com/p/BjqP4IHBww6/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=11qvrg7pa3na8
Tashmë janë shpërndarë disa video me pak sekonda ku shihet se si do të duket pak a shumë videoklipi i kësaj kënge. Këtë të enjte do të lansohet videoklipi i këngës së shumë perfolur “Live it Up”, që është bashkëpunim mes këngëtares nga Kosova, Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith. / KultPlus.com