3 Nëntor, 2023 - 11:30 pm
Është publikuar kënga që përshkruhet si “kënga finale” e grupit britanik “The Beatles”, raporton CNN.
Kënga që quhet “Now and Then” përmban edhe zërin e anëtarit të ndjerë të grupit John Lennon.
“E di që është e vërtetë. Është gjithçka për shkakun tënd. Dhe nëse ia dal, është për shkakun tënd”, është vargu që Lennon këndon në këngë.
Lennon e ka punuar këngën në shtëpinë e tij në New York gjatë viteve ‘70. Ishte gruaja e tij Yoko Ono që ua dha demon e këngës anëtarëve të mbetur të grupit në vitin 1994.
Këtë e ka bërë të ditur vet ajo duke shpjeguar ngjarjen në një film të shkurtër që u publikua në kanalin Youtube të mërkurën.
Kitaristi George Harrison para se të vdiste në vitin 2001, kishte deklaruar se ishte emocionuar shumë kur ka dëgjuar zërin e Lennonit në këngë.
“Dëgjimin e zërit të Johnit është diçka që duhet ta vlerësojmë. Dhe jam i sigurt se ai do ta vlerësonte mundësinë për të qenë me në përsëri”.
Përpunimin e këngës e kanë bërë yjet Paul McCartney, Starr dhe Harrison, në vitin 1995, por ata nuk mund ta ndanin zërin e Lennon nga melodia e pianos që dëgjohej në demo.
Është përdorur IA (inteligjenca artificiale) për ta ndarë zërin e Lennon nga një këngë demo për seritë e dokumentarit të drejtuar nga Peter Jackson me titull “The Beatles: Get Back” në vitin 2021. Në atë dokumentar flitet për realizimin e albumit “Let It Be” të Beatles në vitin 1970.
McCartney pastaj ribëri basin, Ringo shtoi bateritë, dhe të tjerat u shtuan nga muzikantët në “Capitol Studios”, të cilët e kishin mbajtur të fshehtë duke qenë se po e bënin një këngë të re të “The Beatles”.
Ai ka thënë gjithashtu se të gjitha kujtimet i janë rikthyer dhe ndjehej shumë me fat që ka punuar me njerëz të tillë.
Pastaj ka folur edhe djali i Lennon, Sean që ka thënë se ndjehej shumë i emocionuar e krenar.
“Ishte shumë prekëse t’i dëgjosh duke kënduar bashkë pas kaq shumë vjetësh pasi ka vdekur babi. Është kënga e fundit që babai im, Paul, George e Ringo do të mund të bëjnë bashkë”, ka thënë ai.
Lennon ishte vrarë në afërsi të apartamentin të tij në New York, në vitin 1980, kuri ishte 40 vjeç.
“The Beatles” 20 herë mbajtën numrin një në toplistat për 100 hitet më të mira të “Billboard”, duke përfshirë këngët “Hey Jude”, “Come Together”, “Let It Be”, “Help!” dhe “Yesterday.”
Të tjera këngë të njohura që dëgjohen sot e kësaj dite janë edhe “Twist and Shout” dhe “Here Comes the Sun”. / KultPlus.com